Protestuesit i drejtohen policisë: Po janë fëmijët tuaj ore! A s’ju vjen keq? Për Edi Ramën i bëni këto gjëra? A flisni shqip?

Tensione dhe përplasje verbale janë shënuar para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit u janë drejtuar efektivëve të policisë, duke i akuzuar për përdorim force ndaj të rinjve që protestojnë.
Një prej protestuesve iu drejtua policëve me tone të ashpra, duke i pyetur se përse po vepronin në këtë mënyrë ndaj të rinjve.“Çfarë bëni kështu, mor jaho?! Po janë fëmijët tuaj ore! A s’ju vjen keq? Për Edi Ramën i bëni këto gjëra?
A flisni shqip?”, dëgjohet të thotë ai, ndërsa kundërshton ndërhyrjen e forcave të rendit dhe përdorimin e gazit.
Edhe një qytetare iu drejtua efektivëve, duke shprehur indinjatën për mënyrën se si po trajtoheshin protestuesit. “A jeni mirë? A jeni njerëz? Ju paguheni nga taksat tona! Është e turpshme. Po helmoni fëmijët tanë me gaz.
A jeni burra?”, u shpreh ajo.