E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestuesit i vënë flakën koshit të mbeturinave pranë hyrjes së Ministrisë së Arsimit, Policia e pozicionuar në rrugicë

Protestuesit kanë çuar një kazan mbeturinash në rrugicën ngjitur me hyrjen e Ministrisë së Arsimit, ku janë vendosur edhe forcat e Policisë.

Deri më tani, nuk raportohet për përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Protestat e sotme i nisi ajo e deputetëve dhe militantëve të Partisë Demokratike. Ata u grumbulluan fillimisht para selisë së PD dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë.

Me të mbërritur, angazhimi i parë ishte djegia e ulëseve të vendosura nga Rama për dialog, teksa një i moshuar kërcente krah zjarrit.

Po sot të rinjtë kishin njoftuar organizimin e një proteste tjetër në Ministrinë e Arsimit në orën 14:00. Pasi qëndruan për afro një orë para Kryeministrisë, më pas protestuesit e PD nisën të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit.

Me mbërritjen në hyrjen e Rrugës së Durrësit, deputetët dhe militantët e PD u pritën me thirrjet “Rama në burg, Berisha në Burg” nga ana e të rinjve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›