Protestuesit mblidhen jashtë Kuvendit, policia vendos perimetër sigurie

TIRANË, 29 tetor /ATSH/ Protestuesit janë mbledhur sërish sot para ambienteve të Kuvendit për të protestuar në një kohë që zhvillohet seanca plenare.
Ndërkohë policia ka vendosur perimetrin e sigurisë përreth Kuvendit, duke mos lejuar protestuesit që të afrohen pranë parlamentit.
Protesta para Kuvendit zhvillohet ndërsa kryeqyteti ka njohur javët e fundit një valë protestash qytetare e studentore, ku kërkohet largimi i qeverisë dhe ndryshimi i klasës politike në vend.
Studentë, por edhe qytetarë, protestuan për ditë me radhë para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.
Protestat u shoqëruan me përplasje të ashpra ndërmjet policisë dhe protestuesve, ku këta të fundit kryen akte dhunë nëpër institucione publike, biznese private si dhe shkatërruan sinjalistikën rrugore.
Protesta para Kuvendit, foto: Andrin Hoxha 1 nga 2/m.q/j.p/r.e/