E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestuesit mësyjnë në “Myslym Shyri”, i vënë flakën kazanëve të plehrave

Protesta kombëtare e kësaj të shtune ka marrë një tjetër drejtim, ndërsa turma e protestuesve është larguar nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe është zhvendosur drejt rrugës “Myslym Shyri”.

Në hyrje të rrugës, protestuesit kanë zhvendosur kazanët e mbeturinave dhe u kanë vënë flakën, duke krijuar një barrikadë në drejtim të forcave të policisë.

Lëvizja e protestuesve vjen pas ndërhyrjes së fortë të policisë përpara Kryeministrisë, ku u përdorën sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e turmës.

Forcat e rendit janë vënë në ndjekje të protestuesve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›