E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestuesit mësyjnë në “Qytetin Studenti”, thyhen dyert dhe xhamat e konvikteve

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur këtë mbrëmje më 15 tetor në Qytetin Studenti.

Protestuesit, të pajisur me sende të forta kanë thyer xhamat në QS.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në konviktin e vajzave. Studentet në konvikte janë shprehur se janë të frikësuara.

Tirana është përfshirë nga protesta të fuqishme, ku sot u mbajt e treta me radhë.

Ndërsa protestuesit shprehen se protestojnë për kushte më të mira, policia ka premtuar përgjigje ndaj akteve të dhunës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›