Protestuesit përplasen me policinë, opozita: Nuk ndalemi deri në dorëheqjen e Erion Veliajt

Opozita dhe aleanca për mbrojtjen e teatrit përdori sërish molotovët e fishekzjarrët në protestën kundër kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Për më shumë se një orë protestuesit kërkuan largimin e kryebashkiakut Veliaj dhe hetimin e tij për dy prej çështjeve më të bujshme, inceneratorin e Tiranës dhe dosjen e njohur me emrin “5d”. Ndërkohë që nuk kanë munguar momentet e tensionit mes forcave të policisë dhe deputetëve demokratë.
Belind Këlliçi përdori studimin e IFC, i cili 10 vite më parë sugjeronte një çmim prej 38 eurosh për ton, për mbledhjen e mbeturinave në qytet, depozitimin dhe trajtimin e tyre.
“Çfarë bën Erion Veliaj tani që flasim, tarifën e ka quar 95.8 euro për ton. Ky qytet paguan 30 mln euro në vit për të vjedhur Erion Veliaj dhe jo për të pastruar qytetin”, tha Këlliçi.
Këlliçi i bëri sërish apel SPAK-ut të veprojë ndaj Erion Veliajt si përgjegjësi kryesor për inceneratorin dhe dosjen “5D”.
“Kujtuat se 30 muaj morët peng vulën e PD, dhe do të ndalemi”, u shpreh ai.
Përkundrazi jemi më të fortë, më të vendosur, dhe këtu do të na keni përballë.’
Prej 3 muajsh opozita dhe aleanca për mbrojtjen e teatrit protestojnë çdo javë para Bashkisë së Tiranës dhe kanë paralajmëruar se protestat nuk do të ndalen derisa Veliaj të largohet nga drejtimi i Tiranës dhe të japë llogari para gjykatës për mënyrën si ka drejtuar kryeqytetin. /vizionplus.tv