E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestuesit përzënë Palokën dhe e lagin me ujë, deputeti i PD largohet nga tubimi

Deputeti i PD Edi Paloka është larguar nga “Rruga e Durrësit”, aty ku po mbahet protesta.

Deputeti nuk është mirëpritur nga qytetarët, të cilët i kanë kërkuar që të largohet dhe të mos provokojnë me pjesëmarrjen e tyre.

“Ik zhduku, mos provoko”, i thanë protestuesit.

Pasi nuk u mirëprit nga turma, Paloka u largua. Teksa ikën, ai është lagur edhe me ujë nga qytetarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›