E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestuesit shkulin pllakat e trotuareve, godasin policinë! Hedhin molotovë në drejtim të efektivëve dhe gazetarëve

Kanë nisur përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë  pranë Ministrisë së Arsimit.

Disa prej pjesëmarrësve kanë shkulur pllakat e trotuareve, dhe kanë goditur efektivët e policisë.

Reklamë

Gjithashtu, në drejtim të uniformave blu janë përdorur llastiqe dhe janë hedhur molotovë, të cilët kanë shënjestruar edhe gazetarët e pranishëm në terren.

Policia u ka bërë thirrje protestuesve të shmangin aktet e dhunshme ndërsa kanë paralajmëruar se do të ndërhyjnë në rast se incidentet vijojnë.

Forcat e policisë janë në gatishmëri, ndërsa pranë Ministrisë së Arsimit janë pozicionuar edhe dy automjete ujëhedhëse.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›