E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestuesit sulmojnë Kryeministrinë edhe me gurë, Policia në gatishmëri, i paralajmëron të largohen dhe hedh ujë! (VIDEO)

Protestuesit kanë nisur të godasin me gurë dhe bomba molotov godinën e Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Deri më tani, policia nuk ka ndërhyrë me makinën ujëhedhëse apo gaz lotsjellës. Forca policie janë të pozicionuara pranë godinës së Kryeministrisë dhe Kuvendit.

Protesta shënon sot ditën e nëntë, ndërsa që prej nisjes së saj janë regjistruar përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë.

Dita e sotme ka qenë më e qetë, ku grumbullimet nuk kanë qenë shumë masive, dhe s’ka patur konfrontime të ashpra.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›