E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestuesit sulmojnë bankën e nivelit të dytë në Rrugën e Durrësit, i vënë flakën dhe thyejnë xhamat

Tensionet vijojnë në Rrugën e Durrësit, ku protestuesit janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit. Gjatë përplasjeve, disa prej tyre kanë sulmuar një bankë të nivelit të dytë që ndodhet në këtë zonë.

Sipas raportimeve, protestuesit i kanë vënë flakën, kanë goditur xhamat e jashtëm të bankës, ndërsa kanë tentuar edhe të shkulin pllakat përreth saj.

Ndërkohë, policia vijon përpjekjet për shpërndarjen e turmës, duke përdorur ujë kundër protestuesve. Gjatë ndërhyrjes, disa prej tyre janë shoqëruar nga uniformat blu.

Situata në zonë mbetet e tensionuar, ndërsa vijojnë përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›