E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestuesit tentojnë të shpërthejnë edhe dyert e Ministrisë së Brendshme, tentojnë të hyjnë brenda por përballen me Policinë!

Mes institucioneve të përfshira në dhunën e protestës mësohet të jetë edhe Ministria e Brendshme.

Një numër i konsiderueshëm protestuesish kanë mësyrë drejt hyrjes dhe po tentojnë të futen brenda institucionit, teksa deri më tani Policia ka arritur t’i ndalë.

Ndërkohë, vijon hedhja e lëndëve piroteknike dhe gurët drejt godinës. Policia vijon me arrestimet, teksa ka thirrje për t’iu drejtuar Kuvendit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›