E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestuesit zhvendosen drejt Rrugës së Dibrës: Digjen kazanë mbeturinash

Pas ndërhyrjes së forcave të policisë për shpërndarjen e turmës nga Rruga e Durrësit, protestuesit janë zhvendosur rreth orës 15:30 drejt hyrjes së Rrugës së Dibrës në kryeqytet.

Përpara vendosjes në këtë aks, grupe protestuesish sulmuan me gurë selinë qendrore të Partisë Socialiste, duke dëmtuar dhe thyer xhamat e derës kryesore të godinës.

Po ashtu, pranë zonës së “Ushtarit të Panjohur”, protestuesit zhvendosën disa kazanë mbeturinash në mes të rrugës dhe u vunë flakën atyre, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve dhe duke krijuar vatra të reja tensioni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›