E Diel, 1 Nëntor 2026

Protokolli Shtetit Takimin ne Lezhe nuk e organizuam ne

Te tjera rreth shkrimit PD Topi fantazi e semure Kryebashkiaku i Lezhes Presidenti nuk deshi te vinte Mustafaj Turp Presidentit nuk i hiqet fjala Beslidhja e Lezhes ceremonia u bojkotua dhe nga ambasadoret SONDAZH Si e konsideroni sjelljen e Kryeministrit ndaj Presidentit TIRANE - Protokolli i Shtetit ka sqaruar incidentin e ndodhur dy dite me pare ne aktivitetin e organizuar ne Lezhe me rastin e Kuvendit te Lezhes ku nuk mori pjese edhe kreu i shtetit Bamir Topi me pretendimin se i ishte mohuar fjala ne kete aktivitet.
Ne nje deklarate per shtyp Protokolli i Shtetit ka theksuar se aktiviteti i mbajtur ne Lezhe me 2 mars me rastin e 568 vjetorit te Beselidhjes se Lezhes ka qene ideuar organizuar dhe menaxhuar nga Bashkia e qytetit Lezhe. Sipas tij lista e pjesemarresve ftesat dhe lista e folesve jane bere dhe menaxhuar nga organizatoret dhe nuk ka patur te beje aspak me Protokollin e Shtetit.

DEKLARATA E PLOTE E PROTOKOLLIT TE SHTETIT
Protokolli i Shtetit vepron mbi bazen e Ceremonialit te Republikes se Shqiperise dhe ne zbatim te tij mbikqyr mbarevajtjen nga ana protokollare te aktiviteteve ku marrin pjese personalitetet me te larta te shtetit shqiptar perfaqesues te shteteve te tjera dhe te trupit diplomatik. Ne kete kuader Protokolli i Shtetit ishte i pranishem ne aktivitetin e pervjetorit te Beselidhjes se Lezhes thuhet ne deklaraten e Protokollit te shtetit.

Gjithashtu Protokolli i Shtetit ka theksuar se ka qene ne kontakt me institucionet e Presidentit Kryetarit te Kuvendit Kryeministrit dhe me trupin diplomatik ne Tirane lidhur me vendosjen protokollare te personaliteteve sipas hierarkise shteterore te percaktuar ne ceremonialin zyrtar.

Protokolli i Shtetit shpreh keqardhjen qe ne raste te perseritura sic ishte edhe rasti i pervjetorit te pavaresise se Kosoves eshte perfshire ne diskutime mediatike dhe politike per gjera qe jane jashte detyrave te tij te percaktuara me ligj. Edhe ne rastin e fundit roli dhe angazhimi i Protokollit te Shtetit ka qene ne perputhje te plote me Ceremonialin zyrtar te Republikes se Shqiperise perfundon deklarata e Protokollit te shtetit.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›