E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prova Single Ladies-Arber-Beyonce ndersa Liami dhe Ermali balerinat

Arber Liami dhe Ermali shkojne edhe nje tjeter here ne dhomen e rrefimit dhe njihen me proven qe duhet te kalojne per te cilen ata dhane pergjigjen po pak me pare. Ata rikthen prane banoreve te tjere te veshur si femra dhe me paruke. Kete here ata duhet te kalojne nje prove ku duhet te kercejne Single Ladies te Beyonce.

Djemte dalin ne oborr dhe pas tyre edhe banoret e tjere. Ata fillojne te qeshin me pamjen e tyre dhe menyren se si ata ecin mbi kepucet me taka. Graciano eshte koreografi i cili do tu mesoje tre djemve qe te kercejne sic duhet Single Ladies.
E ndersa Graciano udhezon djemte se si duhet te qendrojne dhe te levizin gjate kercimit te tyre banoret e tjere i ngacmojne dhe qeshin me ta.

Edhe vet Graciano i tall here pas here djemte duke u thirrur motra ose Arberit i thote Beyonce. Keshtu ndersa djemte mesojne si te kercejne ne shtepi krijohet nje atmosfere e kendshme ku banoret kane lene pas zenkat thashethemet e debatet dhe argetohen duke ngacmuar njeri-tjetrin e duke qeshur pa mbarim.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›