E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prova me cigare

25/02/10 21:10

Banorët pregatiten për realizimin e pjesës së dytë të provës javore me në qëndër durimin. Ata kanë si detyrë që të dredhin 150 cigare për një sasi kohore të limituar duke mbajtur në dorën e djathtë dorezë boksi. Më pas ata mund ti konsumojnë cigaret e bëra dhe u pëlqen shumë ky fakt. Banorët krijojnë një rrëmujë në tavolinën e ngrënies duke bërë cigaret. Bertina mburret që cigaret e saj janë më të mirat dhe ata do ta fitojnë provën, ajo thotë që i bën me matje dhe me dimensione. Enxhi nuk vonon dhe i thotë që kur di dhe Bertina çështje dimensionesh i vjen të plasë. Ndërsa Kika ka mendim tjetër dhe thotë që ata janë të humbur pwr këtë javë pasi atij nuk po i ecën mira puna. Edi është i qetë dhe ndërsa dredh cigaret këndon duke bërë bashkë këngë të ndryshme. Jetmiri kujdeset për Rezin dhe e pyet se si po vete por shikon që ajo po i bën shumë mirë. Erioni i kërkon Bertinës që tja japë cigaret që ka bërë por ajo e pyet me çfarë do ti shkëmbejnë. Ai i thotë me buzëqeshje. Pas disa momentesh pune banorët ia marrin dorën dhe përparojnë me numrin e cigareve të bëra. Enxhi dhe Rezi thonë që kanë bërë nga njëzet e katër cigare dhe Jetmiri i thotë që është krenar për ato të dyja. Si përfundim iu ka rënë gongu dhe ata e kanë lënë punën për të shijuar cigaret që kanë bërë vetë.
Ata dalin jashtë dhe Erioni thotë që Seldi i ka bërë shumë të forta sepse i ka vënë shumë duhan por më pas mësohen. Ada i thotë që ajo nuk do të mund të rrinte pa cigare pasi e ka të nevojshme dhe ka vite që e konsumon, që në moshën trembëdhjetë vjeçare
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›