Provimet e maturës, arrestohen 4 mësuese në Kamzë

Në pranga përfunduan Klodiana Kryemadhi, 33 vjeç, banues në Tiranë, me detyre pedagoge pranë Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Ibrahim Rrugova”, në Kamzë, Fatbardha Mahmutaj, 49 vjeç, me detyre pedagoge pranë Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Ibrahim Rrugova”, në Kamzë, Arjana Metaliaj, 32-vjeç, me detyrë pedagoge pranë Shkollës së Mesme të Përgjithshme Ibrahim Rrugova, në Kamzë, Nevila Fiku, 47 vjeç, me detyrë pedagoge pranë Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Ibrahim Rrugova”, në Kamzë.
Arrestimi i shtetaseve të lartpërmendura, u realizua pas një hetimi në ngarkim të tyre, pasi dyshohet se u merrnin studentëve për provimet e batutës, shumat e parave që variojnë nga 250 deri në 300 mijë lekë. Shtetaset Nevila Fiku dhe Klodiana Kryemadhi u kapën në flagrancë në Kamzë me shumat e parave të përfituara nga kjo veprimtari e kundraligjshme.
Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. /Start/
2012-07-01 08:27