Provimi i lëndëve me zgjedhje, maturantët e konsiderojnë testin e fundit të nivelit mesatar

Maturantët i janë nënshtruar këtë të martë provimit të fundit të Maturës Shtetërore, atij të lëndës me zgjedhje.
Të 60-ta pyetjet e provimit kanë qenë me alternativa dhe zhvillim, dhe maturantët janë shprehur se koha e vendosur në dispozicion prej dy orësh e gjysmë ishte e mjaftueshme për të zgjidhur gjithçka.
Shumë prej tyre thanë se provimi ishte i lehtë. Të tjerë e cilësuan të një niveli vështirësie mesatar.
“Të gjitha pyetjet ishin brenda programit.“
“Unë zgjodha Psikologjinë dhe ishte shumë i lehtë.”
Ashtu siç ka ndodhur edhe në provimet e tjera, teza qarkulloi në rrjetet sociale, por maturantët sqaruan se kjo nuk ndikoi tek ta, pasi çdo gjë ndodh kur ata janë duke iu nënshtruar provimit.
Këtë vit, 140 maturantë me aftësi të veçanta kanë pasur teste të personalizuara, ndërsa maturantët me aftësi të kufizuara në dëgjim janë asistuar nga mësues të gjuhës së shenjave për të menaxhuar çdo paqartësi gjatë kësaj Mature Shtetërore.
Gazetare: Keti Toroveci
/rtsh.al/