E Hënë, 2 Nëntor 2026

Provimi i tretë i Maturës Shtetërore, 28 mijë maturantë do të testohen sot në lëndën e Matematikës

Në orën 10:00, 28 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të tretë të Maturës Shtetërore, atij të matematikës.

Testimi, i cili konsiderohet edhe më i vështiri, ka në total 60 pikë, 20 pikë pyetjet me alternativa, dhe 40 me zhvillim.

Masat e sigurisë janë të njëjta me dy provimet e para ku rreth 70% e qendrave janë të pajisura me kamera, që monitorojnë procesin.

Po ashtu janë rreth 2900 punonjës të të gjithë strukturave të ministrisë së arsimit të angazhuar në administrimin e maturës shtetërore.

Pas këtij provimi maturantëve u mbetet edhe ai i lëndës me zgjedhje më datë 24 qershor./vizionplus.tv

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›