“Provokime dhe portieri Petrovic hero”, mediat serbe komentojnë sfidën Shqipëri-Serbi

“Ndeshja Shqipëri-Serbi përfundoi në barazim pa gola 0-0, por ishte e mbushur me tension”, shkruan Kurir, që vazhdon duke folur për atmosferën në stadium:
“Ndeshja filloi me provokime dhe fishkëllima të himnit kombëtar serb, vazhdoi me hedhje objektesh në fushë dhe një atmosferë shumë armiqësore, dhe heroi ishte portieri i Serbisë, Dorde Petrovic, i cili priti një penallti në fund të pjesës së parë”.
Ndërsa “Sportal.rs” e quan provokim “shqiponjën me duar”, që bënë fëmijët që shoqëruan futbollistët në momentin e himneve kombëtare.