Pr.rezoluta për gjenocidin e Srebrenicës, Presidenti i Bosnje-Hercegovinës video-mesazh në Kuvend, falenderon deputetët

Teksa Kuvendi pritet të votojë projektrezolutën e PS “Për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë”, presidenti i Bosnjë-Hercegovinës Shefik Xhaferoviç, me anë të një video-mesazhi në seancën plenare, ka falënderuar deputetët shqiptarë për këtë rezolutë.
“Falënderoj të gjithë deputetët e parlamentit të Shqipërisë për miratimin e rezolutës për gjenocidin e Srebrenicës. Në të vërtetë ky është respekt për viktimat. Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina janë dy vende miqësore”, tha presidenti i Bosnje Hercegovinës.
/rtsh.al/