Prudentino me kazino edhe ne Tirane

Policia dhe prokuroria shqiptare do te hetojne per te gjitha bizneset e ngritura ne Shqiperi te cilat rezultojne ne emrin e djalit te mafiozit italian i cili u arrestua dy dite me pare si nje nder drejtuesit e organizates mafioze ne Itali Sacra Corona Unitta. Aktualisht Angelo Prudentino djali i Albino Prudentinos ka ne Shqiperi pjesen dermuese te aksioneve ne dy kazino si dhe te nje kompanie bastesh sportive. Pikerisht kjo ishte metoda e fundit e perdorur nga organizata kriminale Sacra Corona Unitta SCU per te pastruar parate e perfituara nga trafiku i droges. Stacioni i fundit i SCU-se i paralajmeruar edhe nga Sherbimi Sekret Shqiptar ishte vendi yne ku drejtues i saj per kete rajon ishte lene Albino Prudentino i arrestuar nga RENEA ne nje apartament ne zonen e Ujit te Ftohte ne Vlore.
Burimet nga grupi hetimor thane se menjehere pas arrestimit te tij ka nisur puna per verifikimin e pasurive te tij te investuara ne vendin tone nderkohe qe nga ana tjeter pritet sjellja e dosjes italiane ne ngarkim te tij per te pergatitur ekstradimin e tij ku do te gjykohet per lidhjet e dyshuara mafioze. Sipas te dhenave te besueshme prokuroria dhe policia kane ngritur nje grup pune nga pastrimi i parave per te hetuar mbi kete ceshtje. Aktualisht nga te dhenat e mbledhura ka rezultuar se ne Shqiperi jane ngritur tre biznese ne emer te djalit te tij Angelo Prudentino i cili banon ne nje vile ne zonen e Ujit te Ftohte. Dy prej tyre kane te bejne me bastet sportive ndersa nje tjeter ka te beje me kazino. Nese keto biznese rezultojne se jane te financuara nga parate e pista atehere do te konfiskohen pavaresisht se nje pjese te aksioneve e kane edhe aksionere te tjere shqiptare qe kane bashkepunuar per ngritje biznesesh me te dyshuarin si mafioz italian.
Sipas hetimeve te kryera deri tani nje nder bizneset e ngritura ne emer te Angelo Prudentinos ka te beje me kompanine sportive Bet Plus. Kjo kompani eshte regjistruar ne fund te vitit 2008 por me vone aktiviteti i saj eshte pezulluar. Ne kete kompani Prudentino ka pasur 45 per qind te aksioneve nderkohe qe e kontrollonte me dy italiane te tjere dhe nje biznesmen shqiptar. Madje te dy italianet jane nga zona e Ostunit pikerisht nga eshte edhe Prudentino. Biznesmeni shqiptar kishte ne kete kompani vetem 5 per qind te aksioneve. Ndersa italiani tjeter aksioner Francesko Fornelli kishte 45 per qind te aksioneve te tjera. Pjesen e mbetur pra 5 per qind te tyre e kontrollonte Giuseppe Palma. Sipas te dhenave edhe keta dy persona jane hetuar nga italianet per lidhje me SCU-ne.
Megjithate pas mbylljes se kesaj kompanie ne emer te djalit te Prudentinos u hap nje tjeter kompani bastesh sportive e njohur me emrin Betting Sistem Albania. Kjo kompani me seli ne Laprake eshte regjistruar me 1 mars te ketij viti kur Prudentino kishte pak kohe qe ishte kthyer ne Shqiperi pasi sipas te dhenave te mbledhura per te ai kishte qene edhe me pare ne vendin tone. Madje kompania eshte krijuar ne kohen kur ka marre disa urdhra nga shefi i SCU-se Daniele Vicientino vetem kater dite pasi kishte regjistruar dy kazino. Pikerisht me 26 shkurt te ketij viti ai kishte regjistruar dy kazino njera me seli ne Vlore ndersa nje dege e saj ne Tirane. Ne Mullet ai do te shfrytezonte ambientet e nje hoteli duke bashkepunuar me nje tjeter ortak shqiptar i cili kishte 50 per qind te aksioneve te njeres prej kazinove.
Te tre keto subjekte tregtare qe aktualisht jane ne gjendje pune do te kontrollohen nga drejtesia shqiptare dhe do te shikohet lidhja qe kane me pastrimin e parave pasi grupi hetimor ka dyshime te forta se jane financuar me parate e SCU-se. Gjithashtu nje panorame me e qarte per hetimet do te jete pasi ne Shqiperi te vije dosja ne ngarkim te Prudentinos. Madje ai pritet qe se shpejti te dale para togave te zeza per vleresimin e mases se sigurise deri ne vendosjen per ekstradim te tij drejt shtetit fqinj te Italise.