E Diel, 1 Nëntor 2026

Prurjet e shumta çajnë argjinaturën e lumit Seman, alarmohen banorët, uji vërshon në tokat bujqësore

Lumi Seman ka çarë mesditën e sotme argjinaturën në disa segmente në afërsi të fshatit  Ndërnënas dhe Hasturkas në Libofshë , si pasojë e prurjeve të shumta. Për pasojë , uji ka vërshuar përtej argjinaturës drejt tokave bujqësore duke alarmuar banorët e zonës.

Ata pohojnë se një prurje të tillë nuk e kanë parë kurrë në zonën e tyre, ndërsa i frikësohen tendencës në rritje të ujrave të cilat po i afrohen zonave të banuara.

Përballë kësaj situate alarmante , Forcat e Bordit të Kullimit ndodhen në terren dhe po punojnë me mjete të rënda për disiplinimin e ujrave që derdhen në kolektorin që mbledh hidrovori i Karavastasë me qëllim shmangien e përmbytjes së banesave dhe paneleve fotovoltaike.

Situata mbetet nën monitorim ndërsa autoritetet u bëjnë apel  banoręve të tregojnë kujdes .Ndërkohë qindra hektarë tokë bujqësore ẽshtë nën pushtetin e ujit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›