Pse Jennifer e lë veten pas dore?

Ajo mund të vishet me firmat më të njohura, të krihet ndër modelet më të bukurs, por në shoqërinë e vajzës së saj Emme në Los Angelos, Jennifer Lopez ka zgjedhur të jetë natyrale teksa është parë e veshur në mënyrë sportive.
Pavarësisht se ishte pa make up teksa bënte shopping duke zgjedhur veshje për të bijën, këngëtarja 44 vjeçare dukej në formë të mirë, veçse disi e zbehtë.
Me flokët e mbledhur dhe syzet mbi kokë J-Lo dukej e përkushtuar teksa kërkonte të zgjidhte veshjet më të mira për të voglën e saj
.
Pavarësisht përkushtimit ndaj saj, 44 vjeçarja ia la çantat me gjërat e blera Emme, teksa u larguan së bashku nga dyqani.