E Martë, 3 Nëntor 2026

“Pse e shisni sikur më ekstraduat ju?”, Çapja flet në gjyq: SKY ECC s’kam pasur kurrë! Në Stamboll isha i lirë

Florenc Çapja, i cili u ekstradua drejt Shqipërisë nga Dubai në 2 maj është lënë në arrest me burg nga GJKKO ditën e sotme.

Raportohet se gjatë seancës Çapja ka kundërshtuar duke pretenduar se dosja e tij është lënë pa asnjë veprim hetimor dhe ai është dënuar “vetëm me dëshminë e Ervis Bardhit”.

Çapja është shprehur më tej se nuk ka qenë asnjëherë përdorues i platformës së enkriptuar të komunikimit SKY ECC.

Më tej ai ka pretenduar se nuk është ekstraduar, por ka qenë vullneti i tij për të ardhur pasi ka qenë më herët në Stamboll dhe ka pasur mundësi të largohej.

Në dëshminë e tij Çapja është shprehur më tej se ai nuk i ka kërkuar asgjë Dumanit në lidhje me Sokol Sanxhaktarin.

Çapja ka akuzuar SPAK se nuk ka kryer veprime për hetimin e vrasjes së babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri dhe pretendon se është dënuar vetëm me thëniet e “një dëshmitari të manipuluar”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›