E Diel, 1 Nëntor 2026

Pse e thirrën në SPAK? Haxhinasto zbulon arsyet në Quo Vadis

Edmond Haxhinasto i ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur për jetën e tij personale, por dhe për zhvillimet e fundit politike, si dhe në drejtësi.

I pyetur nga moderatorja Borakaj se përse e thirrën në SPAK vitin e shkuar, Haxhinasto zbuoi vetëm se kishte lidhje me kohën kur mbante postim e ministrit të Transporteve, ndërsa detajet e tjera tha se i ka lënë brenda SPAK.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Në vitin 2024 jeni thirrur në SPAK, për çfarë?

Haxhinasto: Deklarova dhe atje u thirrja në cilësinë e personit në dijeni.

Borakaj: Për cilat ngjarje?

Haxhinasto: Për çështje të ndryshme, gjatë kohës që kamë qenë Ministër i Transporteve.

Borakaj: Si ishte sjellja e Prokurorëve?

Haxhinasto: Korrekte.

Borakaj: Mendoni se do të ndryshojë qasja në drejtësi pas ndryshimeve në SHBA?

Haxhinasto: Dëshiroj që drejtësia të jetë e pavaruar, asnjëherë të mos jetë armë për asnjë arsye në luftën politike dhe në fund të fundit drejtësia duhet t’i shpërbejë qytetarëve. Nëse drejtësia nuk shihet si e pavaruar, atëherë këtu kemi një problem të madh.

Borakaj: Po e merr rolin e lojtarit politk?

Haxhinasto: Në disa raste drejtësia në Shqipëri duhet të kishte qenë shumë më e kujdesshme, siç ishte rasti i Presidentit Ilri Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›