Pse fitoi Trump? Gazetari: Ishte në lojë xhepi personal i votuesve, tashmë vëmendja është te kabineti

Donald Trump do të jetë presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, pas fitores në zgjedhje ndaj Kamala Harris.
Në emisionin “Quo Vadis” të Pranvera Borakajt, u diskutua për rezultatin e Trump dhe arsyet e humbjes së Harris.
Gazetari Saimir Sula, në një lidhje direkte nga Uashingtoni tha se ishte ekonomia ajo që ndikoi në votën për Trump.
“Kanë qenë ca ditë verore këtu në Ëashington, e pazakontë për klimën në këtë periudhë të vitit. Uashingtoni është një shtet liberal, me shumicën e votuesve që u takojmë demokratëve. Ata që mbështesin demokratët janë të mërzitur, kurse ata që mbështesin Trump janë entuziastë.
Uashingtoni është thjesht një qytet që njihet si distrikt i Columbia dhe votat i merr gjithmonë Partia Demokratike.
Ishte ekonomia, buxheti personal i votuesve, ata që i përkaisn asaj shtresës gri që është e lëkundur, ishte në lojë xhepi personal apo demokracia, pasi Trump është etiketuar gjithmonë si fashist.
Në fakt këto akuza ja ka bërë edhe zv/presidenti i zgjedhur. Njerëzit, edhe votues republikanë, e kanë dhënë këtë lloj verdikti mbi Trump, pastaj disa kanë ndryshuar mendim”, tha ai, teksa u ndal edhe te kabineti i ri.
“Tashmë vëmendja është te kabineti. Pas fjalimit të Harris ku ajo pranoi humbjen dhe uroi Trump dhe pas daljes sqë sotme të Biden ku u zotua për një transferim të paqtë të pushtetit, vëmendja është aty. Deri tani kemi pasur një heshtje të Trump, është marrë me telefonatat përgëzuese. Do të kemi një ekip që do të ndërtojë fazën tranzitore të pushtetit.
Është vështirë të bësh një analizë të shpejtë, por kjo ishte një fushatë tepër e pazakontë. Kemi pasur një kandidat që u zgjodh me votat e Partisë Demokratike, që ishte Biden, paçka moshës së tij dhe luftonte shumë që të lidhte dy fjali së bashku. Kjo kulmopi me debatin presidencial që çoi që ato zëra që ishin pas shpine, dolën hapur dhe i kërkuan të tërhiqej. Harris nuk ishte një kandidate e zgjedhur, u caktua në momentin e fundit”, tha Sula. /vizionplus.tv