E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pse humbi opozita? Muçi: Figura e Berishës motivoi votuesit e PS, nuk donin rikthimin e “fantazmës” së tij

I ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, kandidati i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ndërsa ka analizuar rezultatin e dobët të opozitës në këto zgjedhje ka drejtuar gishtin nga Sali Berisha.

I pyetur nga moderatorja Pranvera Borkaj se si shpjegohet rritja e PS në mandate dhe mori mandatin ekatërt qeverisës, Muçi tha se figura e Sali Berishës bëri efekt boomerang, duke mobilizuar votuesit e PS dhe duke demotivuar votuesit e PD të marrin pjesë në zgjedhje.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Si e shpjegon rritjen e PS?

Muçi: Është pikërisht rënia e PD që ka bërë që mandatet e PS të kapërcejnë. Ajo që ka bërë që të rritet numri i votave të PS pavarësisht problemeve të mëdha, kjo duhet analizuar. Unë shoh arsyen kryesore te intimidimi i elektoratit. Por edhe fakti që figura kryesore e PD ishte sërish Sali Berisha, bëri që baza e moshës së tretë e PS të mobilizohej se po na vjen fantazma e Berishës, ndërkohë vetë Berisha nuk mobilizoi dot elektoratin e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›