E Diel, 1 Nëntor 2026

Pse ju barazojnë në shesh me Edi Ramën? Përgjigjet Boçi tek “Të paekspozuarit”

Deputeti demokrat Luciano Boçi ishte i ftuar këtë të martë në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus.

I pyetur nga moderatori Ylli Rakipi pse qytetarët i barazojnë PS-në dhe PD-në në protestë, Boçi nënvizoi se teza kryesore e protestuesve është largimi i Ramës.

Demokrati u shpreh se protesta nuk lidhet vetëm me zhvillimet e muajve të fundit, por reflekton një pakënaqësi disa vjeçare.

Pjesë nga intervista:

Rakipi: Pse ju barazojnë në shesh me Edi Ramën?

Boci: Patjetër që në protestë ka rryma, ka grupime, ka zemërime. Nuk ka një luftë politike, ka zemërime dhe personat e identifikojnë deputetin e majtë me të djathtin. Nuk i ndajnë në vendime dhe në vendimmarrjen që kanë secili. Dhe, në fakt, politika është një grumbull si i së majtës, ashtu edhe i së djathtës. Por, sot, 18-20-vjeçarët kanë qenë 5, 6 apo 7 vjeç kur pushtetin e ka marrë Edi Rama.

Rakipi: Pse thonë “Rama burg, Berisha burg”? Thua se e kanë seriozisht me Berishën?

Boci: Po, sigurisht. Protesta që po ndodh sot është disa vjeçare, jo disa mujore.

Rakipi: Po, por teza kryesore është teza kundër establishmentit.

Boci: Teza kryesore është dorëheqja e Ramës.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›