E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pse nuk flet askush për përdhosjen që i bënë huliganët polakë bustit të Skënderbeut?!

Nga Auron Tare Një grusht djemsh shqiptarë me zemër protestojnë dhe hedhin gurë kundër tyre. Policia Shqiptare i fut brënda djemtë shqiptarë dhe i mban në burg me akuzë për veprime të dhunshme. Në Shqipëri askush nuk flet për këtë ngjarje dhe njerzit e kanë hallin tek telenovelat dhe thashethemet për Ministrat. Imagjinoni në se kjo ndodhte në Greqi, Itali apo në ndonjë nga ato vendet e Europës që na ka hapur Kapitujt e bashkë egzistencës. Vetem një populli i tredhur mëndërisht nuk reagon për këtë ngjarje të pa dëgjuar. Nuk i di detajet por të mbash në burg djem që u përpoqën të mbrojnë nderin e Shqipërisë në këtë ofendim kombëtar nuk ka asnjë kuptim. Ata djem duhen lëshuar dhe duhen falenderuar për atë që bënë në emër të shqiptarëve. Përndryshe e gjithe fasada me figurë e Gjergjit nëpër Bashki dhe Institucione është një hipokrizi vanitoze e një populli që nuk ka respekt për vendin herojtë e vet.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›