E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pse u rrit kriminaliteti

Vrasjet e dy vajzave mbreme jane kembana alarmi se krimi ka marre permasa te frikshme dhe po godet gjithkend. Ne fakt situata eshte e paralajmeruar pasi ka plot dy vjet qe shifrat e krimit kane pesuar nje rritje te madhe kjo e pare ne grupin e krimeve kunder personit dhe pasurise. Te ben pershtypje sportiviteti me te cilin flasin drejtuesit politike te ministrise se Brendshme ne lidhje me viktimat nga ngjarjet e renda. Nga ana tjeter niveli teknik policor eshte shurdhmemec nen presionin e politikes qe as si le rradhe e as kohe qe te flase per krimin. Kaosi i ideve ne luften antikrim po sjell pasoja te renda ne sigurine per jeten dhe pasurine. Qytetaret me te drejte jane te shqetesuar dhe nuk kuptojne cbehet. Jo veten kaq por jane te lene ne nje terr informativ per situaten e kriminalitetit. Mjafton te shohim faqen zyrtare te policise se shtetit ne internet ku jane zhdukur te gjitha te dhenat e kriminalitetit. Ngjarjet e mbremshme tregojne se krimi nuk ka te ndalur dhe nuk njeh pengese. Po pse kriminaliteti eshte ne ngjitje dhe lufta kunder tij ka deshtuar
- Sepse nuk ka vullnet e as koncept politik ne qeveri aty ku hartohen politikat antikrim. Per pasoje niveli politik i politikberjes dhe ai teknik jane ne nje hendek te thelle dhe secili punon ne hesap te vet pa harmonizim idesh strategjish planesh e veprimesh. Mobilizimi i partnereve qe kontribojne ne politikat antikrim eshte anemik e pothuaj i papeerfillshem.
- Per shkak te mungeses se thekauar te kultures lufta antikrim i faturohet vetem policise se shtetit cka eshte e pamundur te kete sukses. Nga ana tjeter policia eshte nje institucion i bombarduar nga politika qe se ka lene kurre te ngreje koke.
- Ajo eshte sot tejet e politizuar e ndertuar mbi baza klienteliste e tribale.
- Qe nuk reflekton nje shtrirje kaotike ne teritor duke mos respektuar parimet e dinamikes se kriminalitetit numrit dhe dendesise se popullates peshes se biznesit te dendesise se trafikut te aktiviteteve social-kulturore dhe te nivelit ekonomiko social te popullates. 680 vete punojne ne Drejtorine e Pergjithshme te policise kur ky numer ka qene gjithmone ne 320.
-Ka mungese te theksuar profesionalizmi dhe promovim ne detyre te eksponenteve qe kryejne sherbime ne favor te politikes duke anashkaluar detyrat funksionale ne sigurimin e rendit e te qetesise. Ka nivel te ulet kulturor ne komunikim dhe zgjidhje te problemeve mos evidentim te veprave penale.
-Ka standarte te dyfishta ne zbatimin e ligjit. Policia eshte vete shkelese e ligjit ne te shumten e rasteve por dhe nuk kerkon zbatimin e ligjit njelloj si per shtresat me potencw politike dhe ekonomike ashtu dhe per shtresat e mesme e te varfera te popullates cka e ul ndjeshem reputacionin ne sy te publikut.
- Administrata e larte e shtetit eshte vete shkelsja kryesore e ligjit duke e vene nw presion strukturwn e policise e cila eshte e pazonja qe te merret me kete kategori te cilet ne vend qe te jene ne krah te policise jane nje barre me teper ne kryerjen e misionit per luften kunder krimit.
-Trajtimi financiar dhe kushtet e jeteses se policeve jane te mjerueshme. Rrogat e policeve jane me te ultat ne rajon. Trajtimet me dieta e ore shtese jane inekzistente.
Te gjitha keto jane disa nga problemet qe e bejne dhe policine pjese te problemit jo te zgjidhjes cka do te thote se prespektiva e luftws antikrim eshte e turbullt e pa te ardhme. Une mendoj se pa nje profilaksi serioze lufta antikrim do kete shfaqje te tjera te frikshme si ato te vrasjes se dy vajzave apo te vrasjes se deputetit te kryetarit te komunes te gjygjtarit etj.

aq/shqiptarja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›