E Enjte, 5 Nëntor 2026

Publikimi i tezës, MAS: Nuk cenon mbarëvajtjen e provimit të Maturës Shtetërore

TIRANË, 10 qershor/ATSH/ Ministria e Arsimit dhe Sportit siguroi sot se publikimi i tezës së provimit të maturës të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, pas nisjes së provimit, nuk cenon aspak procesin dhe mbarëvajtjen e provimit të Maturës Shtetërore.

Rreth 28 mijë maturantë, në 144 qendrat e provimeve në mbarë vendin vazhdojnë të zhvillojnë provimin e tyre në mënyrë të qetë dhe në përputhje me të gjitha standardet e sigurisë të përcaktuara në rregulloren e Maturës Shtetërore.

MAS dhe institucionet arsimore mbeten të angazhuar për të siguruar një proces transparent dhe të drejtë për të gjithë maturantët, duke u kujdesur që çdo shqetësim i opinionit publik të trajtohet me seriozitetin e duhur.

Në të njëjtën kohë, Ministria thekson se institucionet arsimore kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar mbarëvajtjen e procesit të provimit dhe për të ruajtur integritetin e tij.

“Suksese të gjithë maturantëve! Falënderime çdo mësuesi, administratori dhe monitoruesi të angazhuar në këtë proces të rëndësishëm të provimeve të Maturës Shtetërore”, thuhet në njoftimin për shtyp të MAS.

/m.m/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›