“Publikisht” në RTSH, Gjiknuri: Arsyet se përse PS fitoi në garën për Bashkinë e Shkodrës

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, i ftuar në emisionin “Publikisht” në RTSH, të drejtuar nga gazetarja Blerta Tafani, ka bërë një analizë për fitoren e PS në Shkodër, arsyet që çuan opozitën në humbje të thellë, si dhe gara në Elbasan ku ai ishte dhe drejtues politik i qarkut. Sipas Gjiknurit, disa prej arsyeve që çuan PS në fitore në Shkodër ishte jo vetëm pakënaqësia, por edhe përzgjedhja e një profile jopolitik në garë.
“Faktori i parë, në Shkodër kishte pakënaqesi ndaj kryebashkiakut. Qasja e zgjuar që bëri Edi Rama me kandidatin e PS, ishte se nuk vuri kandidat politik, por një person të thjeshtë”- u shpreh Gjiknuri.
Gjiknuri nënvizoi se në zgjedhje pati edhe pak befasi pasi u fitua në bashki që PS nuk e mendonte se do ta kishte të lehtë, si në Shkodër, sikundër u humbën disa bashki që nuk pritej.
“Fitorja qe më se e meritur. Dobësia e kundërshtarit e bëri këtë fitore më të thellë”- theksoi Gjiknuri.
/rtsh.al/