E Diel, 1 Nëntor 2026

Publikohen notat e Matematikës, mbi 600 maturantë rezultojnë mbetës, nota mesatare 6.74

Janë publikuar këtë të premte rezultatet e provimit të Matematikës, testi i tretë i maturës shtetërore. Të dhënat tregojnë se Matematika mbetet provimi më sfidues për maturantët, me mesataren dhe kalueshmërinë më të ulët krahasuar me provimet e tjera.

Sipas statistikave, 645 maturantë nuk arritën të kalojnë testin, ndërsa 241 nxënës u vlerësuan me notën 10.

Kalueshmëria e këtij provimi rezultoi 97.43%, ndërsa nota mesatare ishte 6.74, më e ulëta e regjistruar deri tani në provimet e maturës.

Me publikimin e rezultateve të Matematikës, maturantët tashmë presin edhe notat e provimit me zgjedhje, i cili mbyll zyrtarisht procesin e Maturës Shtetërore 2026.

Për të parë rezultatet, klikoni KËTU

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›