Publikohet fotoja e vrasësit të “Tanit te Ruzhdiut” në Sarande/ Me skanfandër ne koke dhe 2 armë në duar

Publikohet fotoja e autorit që ekzekutoi ‘Tani i Rruzhdiut’ në Sarandë me skanfandër në kokë dhe dy armë në duar.
Artan Myrtaj u ekzekutua në Sarandë, në një atentat të mirëorganizuar mafioz.
Myrtaj kishte vetëm pak javë që kishte dalë nga burgu, pasi ishte arrestuar për plagosjen e dy të rinjve nga Kamza.
Ka qenë ky moment që nxiti një sërë ngjarjesh të tjera kriminale në qytet.
Pikërisht me këtë zinxhir krimesh dyshohet se lidhet edhe vrasja e kësaj të diele e Artan Myrtajt.