E Diel, 1 Nëntor 2026

Publikohet kalendari, datat kur do të kryhen aplikimet dhe regjistrimet online në U-Albania

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ Pas përfundimit të Provimeve të Maturës Shtetërore, së shpejti do të nisë procesi i aplikimit në universitetet e vendit për vitin e ri akademik.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro u ka bërë thirrje të gjithë maturantëve dhe kandidatëve që të informohen dhe të ndjekin kalenderin mbi procedurat e aplikimit dhe regjistrimit online në portalin universitar U-Albania.

Sipas Kumbaros, kandidatët duhet të respektojnë afatet e përcaktuara për secilën fazë të procesit.

“Kryeni në kohë të gjitha procedurat e nevojshme për të siguruar regjistrimin në programin e studimit që dëshironi”, thekson Kumbaro.

Kumbaro gjithashtu u uroi suksese të gjithë maturantëve dhe kandidatëve në këtë hap të rëndësishëm drejt arsimit të lartë.

/m.q/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›