Publikohet projekti i muzeut “Besa”, hapësira do t’i kushtohet mikpritjes së hebrenjve gjatë luftës

Pas konkursit të hapur për projekt-ide, ku morën pjesë ekipe ndërkombëtare dhe kombëtare projektuesish, arkitektë, restauratorë, peizazhistë, kuratorë është prezantua sot projekti fitues i Muzeut “Besa”.
Ai parashikon restaurimin dhe muzealizimin e godinës së vjetër si dhe riaktivizimin e ndërtesave përreth, por edhe zgjerimin e hapësirës së ekspozimit në nëntokë dhe rikualifikimin e ambientit të jashtëm
“Është preferuar që struktura e asaj ndërtese të mos ndryshojë, të përshtatet si muze. Ka ruajtur konceptin tradicional të asaj ndërtese gjysmë aristokratike le të themi, më parë ka qenë instituti i monumenteve. ka ruajtur konceptin e odës, oborrit, korridorit etj. Duket qartë që përpjekja është për të administruar atë strukturë tradicionale në funksion të vlerave muzeale”, tha anwtari i Bordit tw Fondacionit “Besa”, Shaban Sinani.
Muzeu do të ngrihet në godinën e njohur si Shtëpia e Libohovitëve, monument kulture, që ndodhet në krah të Kalasë së Tiranës dhe Sarajeve të Toptanëve.
“Besa” do të jetë hapësira muzeale qe do t’i shtohet kryeqytetit, ku në fokus të saj do të jetë mikpritja e shqiptarëve ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë botërore.
“Ky muze që ndërtohet në Tiranë do të jetë pak a shumë i mbështetur në kategoritë etnologjike dhe pak më e vështirë për t’u muzealizuar dhe për t’u pasuruar sepse dëshitë për besën nuk janë të shkruara, janë më shumë dëshmi që duhet të mblidhen prej njerëzve. në këtë rast është e detyrueshme të kapërcehet raporti i shqiptarëve me hebrenjtë, sepse besa nuk lidhet vetëm me këtë raport”, tha Sinani.
“Besa” bëhet muzeu i dytë pas atij të Vlorës që i kushtohet rolit të shqiptarëve në ruajtjen e hebrenjve në periudhën e Holokaustit dhe pritet të përfundojë në dy vitet e ardhshme./vizionplus.tv