E Diel, 1 Nëntor 2026

Puka bie e dyta, Gjon Gjonaj humb zgjedhjet pas 8 vitesh, bashkinë e merr "Bashkë Fitojmë"

Puka është bërë bashkia e dytë që ka rënë në këto zgjedhje lokale, pasi më herët dhe Bashkia Memaliaj është fituar nga kandidati i opozitës. Gjon Gjonaj ka humbur zgjedhjet pas 8 vitesh në krye të kësaj bashkie.

Rrok Dodaj i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojmë" ka marrë 3,460 vota ose 58.13%, ndërsa Gjon Gjonaj ka marrë 2,507 vota, ose 41.87%.

Pak ditë më parë, të dy kandidatët e mësipërm shkëmbyen akuza për kërcënime dhe dhunë në qytetin e Pukës, në prag të votimeve për kryetarin e ri të bashkisë. Sipas Gjonajt, njerëzit e Rrok Dodaj kishin rrahur militantët e PS dhe gjatë largimit qëlluan me armë në ajër.

Për këtë ngjarje u angazhua dhe Policia e Shtetit, e cila shpalli në kërkim një 27 vjeçar nga Tirana. Edhe kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" reagoi për rastin, duke akuzuar kundërshtarin se në fakt personat që qarkullonin të armatosur në Pukë ishin të tijët.

Lexo edhe: “Faleminderit Kolonja”, Erion Isai fiton 65% të votave dhe një mandat të dytë si kryebashkiak

Lexo edhe: Berisha, Berisha, Berisha! Bie bashkia e parë, simpatizantët e opozitës shpallin fitoren

Lexo edhe: FOTO/ Shqipëria “vishet” rozë, socialistët kryesojnë në 54 bashki, vetëm 7 për opozitën!

Lexo edhe: Delvina i beson PS edhe për 4 vite, kandidati i ri i socialistëve merr besimin e qytetarëve

Lexo edhe: Tetë bashkitë e para të fituara nga Partia Socialiste

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›