Pukë, asgjësohet një parcelë me rreth 300 rrënjë kanabis
PUKE - Asgjësohet një parcelë e mbjellë me kanabis në Pukë. Bima narkotike është gjetur në afërsi të fshatit Bicaj, pas një kontrolli të ushtruar nga policia.
Mësohet se sasia e bimëve te sekuestruara është rreth 300 rrënjë, të cilat ishin mbjellë në një zonë të thellë. Kjo është parcela e 13-të e sekuestruar këtë vit në rrethin e Pukës, ndërkohë që operacionet sipas policisë do të shtrihen edhe në zona të tjera.
Ndërkohë në lidhje me bimët narkotike të gjetura ditën e sotme nuk ka ende asnjë të dhënë për personat që kultivonin atë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)