E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puke humb jeten minatori 20-vjecar

Një minator ka humbur jetën aksidentalisht në minierën e Lumbardhës në Pukë, pasi është zënë poshtë nga një masiv dheu brenda në galeri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe viktima është 20 vjeçari Elton Gjeta, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme si rezultat i masivit të dheut që e ka zënë poshtë teksa punonte në galerinë e minierës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që po hetohet lidhur me kushtet e sigurisë në punë në galerinë që menaxhohej nga një firmë turke.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›