Punësimet në Itali, punëtorët e trajnuar me përparësi

Shqipëria dhe Italia me nënshkrimin e Marrëveshjes për Migracionin e Punës, do të bëjnë të mundur lehtësimin e procedurave të përzgjedhjes, rekrutimit dhe integrimit të shtetasve shqiptarë në tregun italian të punës.
Sipas marrëveshjes, përzgjedhja e punëtorëve dhe pjesëmarrja e tyre në kurset e trajnimit synojnë vendosjen e kandidatëve në tregun italian të punës. Kandidatës shqiptarë nuk do të kryejnë shpenzime për ndjekjen e kurseve trajnuese.
Ndërmarrjet dhe organet e autorizuara italiane do të përzgjedhin kandidatët pasi të kenë shqyrtuar listat e disponueshmërisë. Përzgjedhja e kandidatëve mund të bëhet në Shqipëri, ku ndërmarrjet dhe organet e autorizuara mund të takojnë personalisht punonjësit e përfshirë në listat e disponueshmërisë të cilat do të jenë shpërndarë paraprakisht nga Zyra Vendore e Koordinimit.
Secila palë merr përsipër të sigurohet se kandidatët plotësojnë kriteret e hyrjes dhe qëndrimit në Itali sipas ligjeve dhe rregullave në fuqi. “Kandidatët shqiptarë nuk do të kryejnë asnjë shpenzim gjatë procesit të kërkimit, përzgjedhjes dhe vendosjes në tregun italian të punës’, thuhet në marrëveshjen e bashkëpunimit.
Pala italiane njeh rëndësinë e përmirësimit të sistemit të vendosjes në tregun e punës dhe të rrugëve të kthimit dhe do të mbështesë iniciativa të përbashkëta të migracionit qarkullues në dobi të shtetasve shqiptarë me qëndrim të rregullt. Për këtë Italia do të zbatojë programe të migracionit qarkullues në bashkëpunim me organet e autorizuara dhe agjencitë e certifikuara të trajnimit.
Në përputhje me legjislacionin vendas në fuqi, pala italiane, e bindur për rëndësinë e punësimit sezonal për nxitjen e rrugëve të migracionit qarkullues dhe duke patur parasysh situatën e përshtatshme të tregut të punës, do të shqyrtojë pozitivisht vendosjen e Shqipërisë në listën e vendeve që përfitojnë nga kuotat e migracionit sezonal.
Ndër të tjera, palët kontraktuese do të inkurajojnë trajnimin gjuhësor dhe profesional të kandidatëve për punëtorë migrantë për të plotësuar kështu kërkesat për profile të kualifikuara profesionale. Trajnimi gjuhësor do të organizohet në Shqipëri nga qendra të njohura zyrtarisht nga shteti italian për të siguruar vlefshmërinë e kompetencave gjuhësore të kandidatëve sipas standarteve evropiane.
Kurset e trajnimit gjuhësor dhe profesional të nisura jashtë mund të përfundohen në Itali. Marrëveshja parashikon që shtetasit shqiptarë të cilët kanë hyrë dhe jetojnë në Itali për qëllime punësimi, u lejohet të dërgojnë vlera monetare në vendlindje.
Ndërsa pala italiane angazhohet të japë informacionin e duhur mbi sistemin kombëtar të dërgesave në para. Marrëveshja për Migracionin e Punës u nënshkrua më 18 korrik nga Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, i cili zhvilloi një takim zyrtar në Itali me homologun e tij italian, Maurizio Saçoni. /Start/
2011-07-28 08:49