Punësimi i rregullt në Itali, nis aplikimi për 190 persona
Të interesuarit duhet të drejtohen në sportelet e emigracionit.
Rreth 190 persona do të kenë mundësinë e punësimit të rregullt në Itali. Regjistrimet do të nisin nesër. Të gjithë shtetasit e interesuar do të mund të drejtohen pranë drejtorive rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit pranë qendrave të banimit. Gjithçka e bën me dije Ministria e Punës dhe Ambasada Italiane në Tiranë. Sot, në një konferencë të përbashkët për shtyp, ministri i Punës, Spiro Ksera dhe ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani, do të shpallin thirrjen e përzgjedhjes për të gjithë ata që duan të përfitojnë.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)