Punesimi jashte, agjencite mashtrojne qytetaret
Kompanite dhe agjencite, te cilat ndermjetesojne punesim jashte vendit, kane rezultuar mashtruese. Nga denoncimet e bera ne Ministrine e Punes dhe Inspektoratin Shteteror te Punes (ISHP), rezulton se keto kompani kane marre para per procedurat e regjistrimit dhe te sherbimit. Nderkohe qe marrja e parave eshte e ndaluar me ane te nje vendimi te vecante. Rasti i pare eshte shenuar para dhjete ditesh, ku nje prej klienteve, pasi eshte mashtruar nga nje kompani e palicencuar, ka mesuar te verteten se nuk duhej te bente asnje lloj pagese per asnje sherbim. Te gjitha pagesat kryhen nga pala punedhenese.