E Martë, 3 Nëntor 2026

Punësimi sezonal në Gjirokastër, të rinjtë të interesuar në hoteleri –turizëm

Fal zhvillimit të turizmit në rajonin e Gjirokastrës, po rritet edhe numri vendeve të punës, sidomos në sektorët e shërbimit si ai i hoteleri –turizmit apo guida turistike.

Sipas Kristjana Kaçit, specialiste në drejtorinë rajonale  të punësimit në Gjirokastrës, ky zhvillimi i vrullshëm ka bërë që të çelen vende të reja pune për grupmoshat mbi 15 vjeç, ndërsa pohon se edhe nga ana e të rinjve punëkërkues ka një interes të lartë për të punuar në punët sezonale gjatë sezonit turistik.

Kaçi thotë se deri tani janë rreth 150 vende te lira në sektorin e turizmit.

Pjesa më e madhe e të rinjve që dëshirojnë të punësojnë në sezonin e pushimeve verore janë të interesuar për tu punësuar kryesisht si guidë , recepsion subjektet e shërbimit etj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›