Punetori bie ne korrent dhe vdes, pranga pronarit te fabrikes se miellit
Lushnje- Punetori bie ne korrent dhe vdes, policia ndalon pronarin e fabrikes se miellit. Ngjarja ka ndodhur oret e vona te mbremjes se diel, ne fshatin Kemishtaj te Lushnjes. Burime zyrtare te policise vendore, thane se viktima eshte 51-vjecari Tafil Tafa. I ndjeri ishte punesuar prej kohesh ne fabriken e miellit. Tafa ishte duke punuar ne fabrike dhe pas nje defekti te rrymes elektrike, ai ka tentuar qe te zevendesoje nje kabull elektrik te djegur. Rryma qe ka pershkuar ne ate kohe rrjetin, ka qene shume e forte dhe goditja elektrike i ka shkaktuar vdekjen e menjehershme 51-vjecarit.
Policia e Lushnjes, qe u sinjalizua per kete ngjarje, pas ekspertizes se vendit te ngjarjes ka vene ne pranga pronarin e fabrikes se miellit, Panajot Ciroko, 46 vjec, per akuzen e "shkeljes se rregullave te mbrojtjes ne pune". Teksa ka marre ne pyetje deshmitaret dhe te zotin e fabrikes, grupi hetimor ka dale ne perfundimin se behet fjale per shkelje te rregullave te sigurise. Ciroko duhet te kishte keshilluar punonjesin e tij, para se te vepronte per te nderruar kabullin e demtuar. Mungesa e masave te duhura per te shmangur tragjedine, dyshohet se eshte bere shkak edhe per ngjarjen e rende.
Xh. B.
Hetimet
Policia ndaloi pronarin e fabrikes nen akuzen e shkeljes se rregullave te sigurise, duke e izoluar ne paraburgimin e Komisariatit Lushnje. Nuk dihet nese 46-vjecari do te mbahet ne qeli deri ne perfundim te hetimeve, por pritet qe gjykata te vendose per gjendjen penale te te dyshuarit.