E Diel, 1 Nëntor 2026

Punime në “Tunelin e Krrabës”, ndryshon qarkullimi gjatë natës për 20 ditë! ARRSH publikon planin e punimeve, ja si devijon lëvizja

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se nga e mërkura e 7 tetorit, do të nisë punimet për pastrimin e mureve dhe pajisjeve të Tunelit të Krrabës, ç’ka do të sjellë ndryshime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve gjatë natës.

Sipas ARRSH-së, punimet do të zgjasin maksimalisht 20 ditë dhe do të zhvillohen çdo natë në intervalin 21:00-06:00. Gjatë këtij orari, tuneli do të funksionojë vetëm me një tub, me qarkullim në të dyja drejtimet.

Fillimisht, punimet do të kryhen në tubin e drejtimit Elbasan-Tiranë, ndërsa tubi Tiranë-Elbasan do të shërbejë për lëvizjen e mjeteve në të dyja drejtimet.

Gjatë ditës, nga ora 06:00 deri në 21:00, qarkullimi do të vijojë normalisht me të dy tubat në funksion.

Për garantimin e sigurisë dhe menaxhimin e trafikut, në tunel do të jetë i pranishëm shërbimi i Policisë Rrugore gjatë gjithë kohës së zhvillimit të punimeve, nga ora 21:00 deri në 06:00.

ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë gjatë kësaj periudhe.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›