E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Punime në Unazën Lindore, ARRSH njoftim të rëndësishëm për shoferët

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar drejtuesit e mjeteve, se në datën 16 dhketor, nga ora 06:00-22:00 segmenti rrugor “Rrethrrotullimi  Shkozë-Farkë e Madhe (nyja e Xhamisë)” në drejtimin Shkozë-Farkë do të bllokohet.

Shkak për këtë është bërë hedhja e asfaltit në këtë aks rrugor.  Mjetet që lëvizin në drejtimin Shkozë-Farkë mund të shfrytëzojnë rrugën e vjetër

“Në vijim të punës në Lotin 3 të Unazës Lindore, ku do të fillojë shtrimi me asfaltbeton  në nyjën e mbikalimit në Shkozë, ditën e shtunë, datë 16.12.2023, nga ora 06:00-22:00, do të bëhet bllokimi i qarkullimit në segmentin rrugor “Rrethrrotullimi  Shkozë-Farkë e Madhe (nyja e Xhamisë)” në drejtimin Shkozë-Farkë.

Ndërkohë kahu tjetër i lëvizjes, Farkë-Shkozë do të jetë i hapur normalisht.

Mjetet që lëvizin në drejtimin Shkozë-Farkë, mund të shfrytëzojnë rrugën e vjetër ekzistuese për në Farkë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje”, njofton ARRSH./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›