E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Punime për mbrojtjen nga lumi Drino, mbrojtje për 350 hektarë tokë bujqësore


TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Rehabilitimi i lumit Drino në Gjirokastër, do të zhdukë problemin e përmbytjes së zonave përreth, kryesisht toka bujqësore dhe rrugë.

Ministrja e Bujqësisë de Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot përmes një postimi në rrjetet sociale se punimet për mbrojtjen e krahut të majtë të lumit Drinos, që synon të ndalojë fenomenin e gërryerjes po ecin me ritme të larta.

“Përmes këtij investimi garantohet siguria e objekteve sociale dhe mbrojtja e 350 hektarëve tokë bujqësore në zonën e Gjirokastrës”, u shpreh ajo.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›