Punimet artistike në bri dhe kockë, ekspozohen objektet e realizuara në Ndërmarrjen Artistike të Korçës

Një koleksion i veçantë me punime artistike në bri dhe kockë është prezantuar për publikun korçar nga koleksionisti Mirgen Shamblli. Këto punime janë realizuar nga një repart i Ndërmarrjes Artistike në Korçë, të cilët nga brirët dhe kockat e bagëtive krijonin punime të ndryshme artistike që dikur kanë zbukuruar shtëpitë e çdo shqiptari.
“Ky koleksion ka vite që e mbledh dhe objektet janë të shumta, në modele dhe forma të ndryshme. Ka edhe modele të veçanta nga disa artistë që dolën nga ajo ndërmarrje dhe krijuan linjën e tyre”, tha koleksionisti Mirgen Shamblli.
Në ekspozitë janë prezantuar edhe veglat e punës me të cilat krijoheshin objektet si dhe skicat e modelet e kësaj ndërmarrje të cilat më pas aplikoheshin në prodhim.
/rtsh.al/