E Martë, 3 Nëntor 2026

Punimet në rrugën “Shpiragu” në Berat, miratohen shpronësimet

TIRANË, 9 prill/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme shpronësimin, për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtim trotuari dhe ndriçimi i rrugës “Shpiragu” në bashkinë e Beratit.

Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Berat.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë me një vlerë të përgjithshme prej 122 852 lekësh.

Sipas vendimit, vlera e shpronësimit përballohet nga Bashkia Berat.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Berat.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Berat nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Berat për pasuritë e shpronësuara.

Sipas vendimit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Berat për pasuritë e shpronësuara.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›