E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Punimet për terminalin veri-perëndimor në Tiranë, Rama: Hapësirë 10 000 m2, modernizon e lehtëson lëvizjen e autobusëve

TIRANË, 23 nëntor /ATSH/ Puna për ndërtimin e terminalit veri-perëndimor të Tiranës po vijon me ritme të mira.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se terminali veri-perëndimor është një investim me standarde brenda një hapësire prej 10 000 m2.

Ky investim, thekson Rama, modernizon lëvizjen e autobusëve, lehtëson trafikun në kryeqytet dhe krijon një lidhje edhe me hekurudhën e re.

“Vijon puna për ndërtimin e terminalit veri-perëndimor në Tiranë, një investim me standarde brenda një hapësire prej 10 000 m2, që modernizon lëvizjen e autobusëve, lehtëson trafikun në kryeqytet dhe krijon një lidhje edhe me hekurudhën e re”- shkruan Rama.

Terminali i ri do të ofrojë më shumë vende qëndrimi për autobusët, ndërkohë Bashkia e Tiranës ka marrë masat për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve brenda qytetit përmes transportit urban.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›